PJESA E TRETË: RRADHITJA E USHQIMIT NË FRIGORIFER
Frigoriferi
• Te kushtet normale do të mjaftojë rregullimi i frigoriferit në shkallën e 5.
• Që të zvogëloni llagështinë dhe si pasojë tubimin e ngricës në anët e brendëshme të frigoriferit,
në frigorifer kurrë mos futni lëndë fluide në enë të hapura.
• Kurrë mos futni ushqim të ngrohtë në frigorifer. Ushqimi i ngrohtë, së pari le të ftohet në
temperaturën e dhomës, pastaj vendojeni në frigorifer ashtu që të mos pengon qarkullimin e
ajrit.
• Mishin dhe peshkun e pastruar sukulloni në mbështjellëse ose foli; në frigorifer mos i ruani më
gjatë se një ose dy ditë.
• Pemët dhe perimet mund të ruani në sirtarin për pemë dhe perime, paraprakisht pa mos i
mbështjellur copat veç e veç.
Ngrirësi
• Te kushtet normale do të mjaftojë rregullimi i ngrirësit në shkallën e 5.
• Ngrirësin e përdorni për ruajtjen afatgjate të ushqimit të ngrirë dhe për përgatitjen e katrorëve
të akullit.
• Mos vendoni artikuj ushqimorë të freskët ose të ngrohët në raftet e derës së ngrirësit. Këto
rafte i përdorni vetëm për ruajtjen e artikujve ushqimorë të ngrirë.
• Mos vendoni ushqim të freskët dhe të ngrohtë pranë mbështjellëseve me artkuj ushqimorë të ngrirë,
sepse ata në këto raste mund të shkrihen.
• Raftin për ngrirje të shpejtë e përdorni për ngrirjen e ushqimit të përgatitur në shtëpi dhe
artikujve ushqimorë të freskët, të cilat dëshironi t’i ngrini; në këte pjesë ngrirja është posaçërisht
e fuqishme dhe e shpejtë.
• Kur ngrini artikuj ushqimorë të freskët (p.sh. mish, peshk ose mish të ngrirë), ata i ndani në
mbështjellëse më të vogla, përbërjen e të cilave do ta shpenzoni menjëherë.
• Në pllakën e shënimeve të aparatit është e cekur sasia më e madhe e ushqimit (në kg), të
cilën mund të ngrini brënda 24 orësh.
• Që aparati të arrij kapacitetin e vet maksimal të ngrirjes, 24 orë paraprakisht të ngrirjes së artikujve
ushqimorë të freskët rregullojeni pullën e termostatit në pozicionin më të lartë.
• Kur i vendoni artikujt ushqimorë të freskët në ngrirës, zakonisht mjafton që termostati të jetë
në pozicionin më të lartë edhe 24 orë. Pas 24 orësh, rregullimi aq i lartë nuk nevojitet.
• Kujdes: për të kursyer ca energji elektrike, te ngrirja e sasive të vogla të ushqimit mos
ndryshoni pozicionin e termostatit në rregullimin maksimal.
• Te ruajtja e ushqimit të ngrirë rreptësisht merrni në përfillje udhëzimet në ambalazh;
nëqoftëse nuk egziston e dhëna për periudhën e preferuar të ruajtjes, artikujt ushqimorë mos i
ruani në ngrirës më gjatë se tre muaj pas ditës së blerjes.
• Kur bleni ushqim të ngrirë, binduni që ushqimi ka qenë i ngrirë në temperaturë adekuate si
dhe ambalazhi të jetë i padëmtuar.
•
Te transferimi i ushqimit të ngrirë përdorni ndihmesa të përshtatshme, që të ruani cilësinë e ushqimit.
Sa më parë futni ushqimin në ngrirës.
• Nëqoftëse në mbështjellëse të ushqimit të ngrirë shihen gjurmat e lagështisë ose derdhjes së
jozakonshme, resp. fryrjeve, egziston probabilitet që kjo mbështjellje ka qenë e ruajtur në
temperaturë jo të përshtatshme dhe se cilësia e përbërjes është e dyshueshme.
• Koha e ruajtjes së artikujve ushqimorë varet nga temperatura e hapësirës në të cilin është i
venduar frigoriferi/ngrirësi, nga rregullimi i termostatit, nga shpeshësia e hapjes së derës, llojit të
ushqimit dhe të kohës së nevojshme për transferimin e prodhimit prej shitores deri në shtëpinë
tuaj. Gjithmonë merrni në përfillje udhëzimet e shtypura në ambalazh të prodhimit të ngrirë dhe
kurrë mos tejkaloni kohën e cekur të preferuar të ruajtjes në ngrirës.
10