378
Dëgjimi i tingujve të ambientit (LAS) / Anulimi aktiv i zhurmës (ANC)
Dëgjimi i tingujve të ambientit (LAS)
Prekni dhe mbani prekur kufjen
e majtë ose të djathtë për të
kaluar nga funksioni ANC në
funksionin LAS dhe anasjelltas.
Funksionet “LAS” dhe “ANC”
mund t’i modifikoni në
aplikacionin “LG TONE Free”.
Duke përdorur aplikacionin
“LG TONE Free”, mund të
konfiguroni funksionet “Dëgjimi i
tingujve të ambientit” (LAS) dhe
të bisedës.
Nëse përdorni funksionin “LAS”
ose “ANC”, bateria do të shkarkohet
më shpejt, gjë që ul kohëzgjatjen e
përdorimit të produktit.
Ju mund t’i përdorni funksionet
"LAS” dhe “ANC” gjatë kohës kur
nuk bëni ndonjë punë, kur dëgjoni
muzikë, ose kur përdorni telefonin.
*Funksioni “ANC” është
shkurtesë e emërtimit “Active
Noise Cancellation” në gjuhën
angleze. Në shqipe, do të thotë
“anulim aktiv i zhurmës”.
Funksioni “LAS” (dëgjimi i tingujve të
ambientit) ju mundëson të dëgjoni
tingujt e ambientit me qëllim që të
informoheni për gjendjen në mjedisin
rrethues dhe për ndonjë rrezik të
mundshëm.
Anulimi aktiv i zhurmave (ANC)
Funksioni “ANC” (anulimi aktiv i
zhurmave) bllokon tingujt e ambientit.
Pra, këtë funksion mund ta përdorni
për të dëgjuar muzikë ose për të parë
video pa u shqetësuar nga zhurmat.